Barcelona ritenton për Donnarumman

Barcelona ritenton për Donnarumman

   Aktualiteti në kuadratin e bardhë të Barcelonës i ka dhënë një leksion të rëndësishëm drejtuesve se me Ter Stegen  do të jenë gjithmonë të lëkundur .  Katalanasit s’duan të shtojnë problematikat por ti reduktojnë sa më shumë ato dhe ja kanë të bërë të qartë qëndrimin gjermanit i cili ka humbur shkëlqimin e mëparshëm . Në lidhje me këtë aspekt shqetësues është vepruar shumë shpejt dhe ‘’ Los Cules ‘’ janë rikthyer tek një objektiv i vjetër  .

Gianluiggi Donnarumma mbetet ëndërra në sirtar e Joan Laportas i cili po bën maksimumin për të ndryshuar situatën kaotike tek spanjollët  dhe e shikon me sy pozitiv tentativën për ta transferuar italianin në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë verës .

Situata e vështirë  nën drejtimin e Mauricio Pochettinos ja  ka hapur një dritare të re 22 vjeçarit dhe agjenti Mino Raiola po tregohet shumë i vëmëndshëm gjatë negociatave për klientin e tij .

 Transferimi i ishi-t të Milanit në  Katalunjë do të dëmtonte në mënyrë direkte gjermanin  por nga ana tjetër  Joan Laporta pritet ti marrë të gjitha parasysh sepse do ti duhej të përballonte rrogën e konsiderueshme të  Gianluiggi Donnarummas i cili mund ti sjellë shumë benefite Barcelonës në të ardhmen .  

Në futboll është e natyrshme që ekipet e mëdha në një moment apo një tjetër vinë në rënie por pesha e historisë dhe fanellës kthehet në  forcë për të përballuar me sukses çdo sfidë në të ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy