
Bayer Leverkusen vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë. “Aspirinat” triumfuan 2-3 ndaj Hoffenhaim në transfertë, në një ndeshje spekatkolare.
Kjo është fitorja e nëntë për skuadrën e Xabi Alonso, në 10 ndeshjet e fundit dhe kryesojnë renditjen me 28 pikë të grumbulluara.
Napoli u rikthye te fitorja në Serie A, teksa mposhti me rezultatin 0-2 Salernitanën në transfertë. Triumf i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Garcia, që ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë.
Në Premier League, Manchester City shkatërroi me shifrat e thella 6-1 Burnemouth dhe merr vendin e parë me 27 pikë, 1 më shumë se Tottenham.



