Arsenali, ofertë për Takefusa Kubo

Arsenali, ofertë për Takefusa Kubo

   Ulje-ngritjet e këtij fillimi sezoni e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Takefusa Kubos tek Real Sociedadi. 

Japonezi në të shkuarën rezultoi determinant tek bardheblutë dhe pavarësisht këtij fakti vijon ende të pretendohet në merkato. 

Eshtë Arsenali i Mikel Artetas, i cili pas firmosjes me Martin Zubimendin kërkon ti rrëmbejë një tjetër element shumë të rëndësishëm ekipit nga San Sebastian. 

‘’ Topchinjtë ‘’ pritet të jenë një ndër protagonistët e merkatos së dimrit, kryesisht në Premier League, të cilët pretendojnë të shtojnë agresivitetin në metrat e fundit. 

24 vjeçari e ka treguar prej katër sezonesh përfshirë aktualin se mund të bëjë diferencën dhe nëse i referohemi mënyrës se si luan, duhet thënë se kampionati anglez është ideali për të. 

Numri një i 13 herë kampionëve të Premier Leagues Stan Kroenke ka bërë gati çekun prej 45 milionë eurosh, edhe pse klauzola e ishi-t të Getafes i arrin 60 milionë eurot. 

Një ndër objektivat e kryeqytetasve është shtimi i forcave në çdo repart me lojtarët e rinj, të cilët janë duke lënë gjurmë në ekipet respektive. 

Krerëve të ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ do ti duhet të marrin një vendim jo të lehtë sepse bëhet fjalë për një ndër peshat e rënda në skemat e trainerit Sergio Francisco, i cili po has vështirësi në këtë fillim sezoni në lidhje me performancat në La Liga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy