Nuk ka fitues në derbi, Dinamo-Partizani mbyllet në "paqe"

Nuk ka fitues në derbi, Dinamo-Partizani mbyllet në "paqe"

Është mbyllur në barazim 1 me 1, derbi mes Dinamos dhe Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për aktin e parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht kaluan në avantazh të kuqtë e Dritan Mehmetit. Në minutën e 24-t, Tedi Cara përfiton nga një pasiguri e portierit Simoni, për ta dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 43, Dinamo në të parin rast të rrezikshëm, arrin të shënojë. Belica ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bardhit në zonë dhe shkakton penallti. Nga 11 metra, kapiteni Agim Ibraimi nuk fal dhe ia del të mposhtë Alban Hoxhën, për të barazuar shifrat. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, ndërsa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy