
Maroku bëri një nga surprizat e mëdha në këtë Botëror, teksa ditën e sotme eliminoi Spanjën, pas gjuajtjes së penalltive.
Në lidhje me këtë, gazetari Andon Kello, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, deklaroi se Maroku është hirushja e Botërorit.
Spanja ka shumë vite me këto luhatjet e veta. Maroku është hirushja e këtij Botërori, padiskutim. Ka një shanc të madh nëse kalon edhe çerekfinalen. Maroku është një ekip që ndoshta edhe e meritonte këtë herë. Fitoi ndaj Belgjikës me një lojë të mirë në fakt.
Duke folur për këtë ndeshje, gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se nuk mjafton vetëm talenti, por duhet edhe fryma në grup. Llabani deklaroi se Marokun nuk e shikon më larg se çerekfinalja.
Të gjithë mendonim se Spanja do shkonte më lart. Nuk mjafton vetëm talenti, duhet edhe fryma në grup. Marokun nuk e shikoj më larg se kaq.



