Panuçi shpall listën e lojtarëve për ndeshjen me Jordaninë dhe Izraelin (VIDEO)

Panuçi shpall listën e lojtarëve për ndeshjen me Jordaninë dhe Izraelin (VIDEO)

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panucci ka publikuar këtë të martë listën e lojtarëve që do të këtë në dispozicion për sfidën miqësore kundër Jordanisë dhe atë elemintaore për “Ligën e Kombëve” kundër Izraelit.

Një listë që ka të ftuar për herë të parë katër lojtarë të rinj që do të veshin fanellën kuqezi në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar

Mbrojtësi Egli Kaja është një nga risit e Panuccit në këtë listë i cili aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone.

Kastriot Dermaku është një tjetër emër i ri i kuqezinjeve që luan në radhët e ekipit të Kozencës.

Pjesë e listës janë dhe dy sulmues të rinj Myrto Uzuni, I cili është një emër i njohur në ambientet e futbollit shqiptar pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Laçit dhe aktualisht luan në kampionatin me Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa emri tjetër është ai i Giaccomo Vrioni që vjen nga Venezia.

Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy