Newcastle synon Trippier

Newcastle synon Trippier

 Hyrja në luftë e Newcastle e ka vënë seriozisht në rrezik qëndrimin e Kieran Trippier tek Atletico Madridi .

Jo vetëm skuadrat me emër por edhe futbollistët e njohur janë të ndërgjegjshëm se çdo të thotë të bëhesh pjesë e skuadrës më të pasur në planet pavarësisht se është e varfër në aspektin e trofeve . Megjithatë historia e ‘’ Las Urracas ‘’ është  një risi në botën e futbollit me anë të cilës do të kërkojnë të tregojnë vlerat .

Ambiciet e pakufishjme të sheikëve arabë ia kanë shtruar rrugën këtij Newcastle që pretendon rikthimin në elitën e Europës , fillimisht me fitimin e Premier Leagues dhe më pas për të zgjeruar protagonizmin edhe në Uefa Champions League .

Kjo histori e pashembullt pritet ti japë rezultatet në pak kohë sepse vrulli i pronarëve të rinj të Newcastle nuk ka ndalur në asnjë moment.

Sipas ‘ BBC Radio ‘ oferta e tyre në drejtim të ishi-t të Tottenham Hotspurit nuk do të vonojë dhe natyrisht që do të jetë shumë tunduese . Kontaktet e para tashmë kanë iniciuar por duke e ditur që për Cholo Simeonen britaniku është i domosdoshëm thekson një vështirësi për realizimin e këtij operacioni.

Por bindja për ti shkuar projektit deri në fund është më e fortë se çdo gjë tjetër dhe Newcastle nuk mendon të ndalet në asnjë moment sepse do të konsiderohej si një kundrakohë dhe do të pengonte progresin .

Historia për të nuk përfundon këtu sepse Manchester  United , Liverpool dhe Tottenhami e kanë tentuar në disa raste blerjen e  mbrojtësit nga Bury , fakt që evidenton se do të jetë një luftë me shumë të papritura deri në fund por gjithashtu do të jetë shumë e vështirë ta largojnë nxënësin e argjentinasit nga ‘’ Wanda Metropolitano “ .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy