Modelja tregon natën me Ronaldon: Si përfundova tek apartamenti i tij

Modelja tregon natën me Ronaldon: Si përfundova tek apartamenti i tij

Modelja portugeze, Natacha Rodriguez, ka zbuluar se ajo kaloi një aventurë me Cristiano Ronaldon në vitin 2015, para se ai të niste një romancë me Georgina Rodriguez. Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, Natacha tregon se ajo i kishte shkruar e para sulmuesit portugez, duke i dërguar foto nga të pasmet e saj.

“Unë kurrë nuk e kisha menduar se ai do të më përgjigjej. Ishte ora 1 e mëngjesit dhe i dërgova një fotografi të pjesës së vitheve të mia, duke i shkruar: ‘Një puthje e madhe…’ Ai mu përgjigj në orën 6 të mëngjesit. Aty filloi gjithçka. Do të doja të kthehesha pas dhe të mos i kisha shkruar.”

Më tej ajo tregon se pas disa bisedave, përfundoi në apartamentin e Ronaldos, ku kaluan edhe një romancë së bashku.

“Nuk mund ta besoja se po hyja në apartamentin e Cristiano Ronaldos. Zemra ime po rrihte shpejt, por ai ishte shumë i mirë dhe i ëmbël.

Më tha të sillesha sikur të isha në shtëpinë time. Kështu që mora iniciativën, u ngrita, hoqa pantallonat dhe u përkula për t’i treguar të pasmet e mia. Ai i goditi ato dhe tha se i pëlqenin…”

Ish-lojtari i Juventusit do t’i dërgonte më vonë një mesazh: “Më pëlqeve. Do të takohemi përsëri një ditë. Tepër sekret, të lutem. Puthje”.

Natacha Rodriguez, në fund tregon se u bllokua nga Ronaldo në rrjetet sociale dhe për këtë paralajmëron Gerogina Rogriguez, që të jetë e kujdesshme, pasi e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe asaj.

“Ai më flaku tutje, mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Georgina. Më dhemb mënyra sesi më la, duke më bllokuar në ‘Instagram’, pasi shkuam në krevat së bashku. Ende më dhemb. Cristiano do të ishte një arritje e madhe për çdo femër dhe Georgina duhet të jetë e kujdesshme. Futbollistët marrin shumë vëmendje nga vajzat e bukura, të gatshme të hidhen në krahët e tyre.

E njëjta gjë ndodh edhe në Mançester. Pavarësisht asaj që më ndodhi mua, shpresoj dhe lutem që Cristiano dhe Georgina të vazhdojnë së bashku. Ata duket se janë çifti perfekt, shpresoj që Cristiano të ketë ndryshuar. Familja e tij është zgjeruar dhe tani është më e vjetër e më i mençur”, përfundoi Natacha Rodriguez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy