
Debutimi me gol me Italinë i ka shtuar bindjet e specialistëve se Mateo Retegui do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës.
Argjentinasi, i cili ka vendosur të performojë për ‘’ Azurrët ‘’ tanimë pretendohet nga dy gjigandët e Italisë , si Interi dhe Milani.
Një tjetër derbi do të zhvillohet për lojtarin nga Buenos Airesi, kartoni i të cilit i përket Boca Juniorsit por momentalisht aktivizohet në rradhët e Tigres .
Kontrata e 23 vjeçarit tek ‘’ Los Xeneises ‘’ merr fund në 31 qershorin e 2024-tës por rendimenti i shkëlqyer gjatë ndeshjeve normalisht ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit.
Në fillimin e sezonit kjo shifër arrinte 1.5 milionë eurot por aktualisht ka shënuar një rritje të konsiderueshme duke kaluar 8 milionë eurot, çka do të thotë se flitet për një sulmues tejet kualitativ , i cili mund të bëjë diferencën.
Derbi i ‘’ La Madonnina ‘’ gjithmonë ka prodhuar shumë emocione por e sigurta është se nëse vijon me të njëjtin ritëm, Mateo Retegui do të ketë një të ardhme të shkëlqyer në kontinentin e vjetër.



