Atletico Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Oblak

Atletico Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Oblak

Duke qenë se eksperienca e Jan Oblak në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ thuhet se është drejt fundit tek Atletico Madridi po punohet me shumë përkushtim për të gjetur një portier të denjë. 

Slloveni prej vitesh me rradhë ka treguar cilësitë poshtë kuadratit të bardhë por çdo fillim e ka edhe një fund dhe kryeqytetasin e kanë bërë zgjedhjen. 

Bëhet fjalë për Leo Roman i cili përfaqëson Mallorcan. 25 vjeçari ka demostruar kapacitetin sigurisht në një ligë kompetitive dhe interesi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ia rrit ndjeshëm vlerat. 

Një kalim i mundshëm do të konsiderohej një progres në karrierë dhe Enrique Cerezo beson se mund ta arrijë pa shumë vështirësi marrëveshjen. 

‘’ Cholo ‘’ Simeone kërkon ta shtojë rivalitetin brenda grupit dhe Leo Roman e ka treguar edhe tek Mallorca se është tejet këmbngulës. 

Argjentinasi njihet për ambicjen e tij dhe gëzon mbështetjen e presidentit dhe bordit drejtues prej shumë vitesh tashmë. 

Falë tij Atletico Madridi është shëndërruar në një ndër rivalët më të sikletshëm, në çdo kompeticion. 

Parashikohet një merkato verore me shumë histori, pa harruar as surprizat të cilat kanë qenë gjithmonë prezente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy