Veteranët e futbollit nderojnë legjendën Vokrri/ Më 23 korrik miqësorja Kosovë-Shqipëri

Veteranët e futbollit nderojnë legjendën Vokrri/ Më 23 korrik miqësorja Kosovë-Shqipëri

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kjo miqësore organizohet me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe do të nisë në ora 19:30.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, në të cilën do të marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve, në një sfidë simbolike për të nderuar legjendën e futbollit Fadil Vokrri.

Para miqësores në stadiumin e Prishtinës do të inaugurohet edhe shtatorja e ish-futbollistit të famshëm dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta tre vjet më parë.

Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me Kombëtaren shqiptare.  

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore/ E para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në Prishtinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy