Sfidë në Premier League për Koopmeiners

Sfidë në Premier League për Koopmeiners

Paraqitjet e shkëlqyera të Teun Koopmeiners me Atalantën po tregojnë se në merkaton e verës disa ekipe do të luftojnë për të përfituar shërbimet e tij.

Për hollandezin do të zhvillohet një duel i ashpër në Premier League ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenham Hotspurit, dy skuadra tejet cilësore, të cilat kanë humbur jo pak nga protagonizmi i të kaluarës.

Me kalimin e sfidave, 25 vjeçari po rikonfirmon se mbetet i padiskutueshëm në skemat e Gian Piero Gasperinit, për të cilin në fakt edhe Interi me Juventusin i kanë trokitur në derë ‘’ La Deas ‘’ para pak kohësh.

Pritet që ‘’ The Redsat ‘’ të dërgojnë një ofertë në adresë të zikaltërve në javët vijuese për ishi-n e Az Alkmaar, prezenca e të cilit konsiderohet një vlerë e shtuar në fazën ofensive.

Teun Koopmeiners po zhvillon sezonin e tretë me bergamaskët, një element efikas edhe përpara portave kundërshtare, fakt i reflektuar me 9 gola dhe 4 asiste në 28 sfidat e deritanishme.

Kur flitet për ekipet angleze, gjëja e parë që të shkon ndërmend është potenciali në aspektin ekonomik dhe mbetet për tu parë nëse Teun Koopmeiners do të qëndrojë në ‘’ Gewiss ‘’ apo do të zgjedhë një tjetër destinacion për të vijuar karrierën në fundin e sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy