Sfidë gjigandësh për Mikel Merinon

Sfidë gjigandësh për Mikel Merinon

Me kalimin e kohës rendimenti i Mikel Merinos tek Real Sociedadi ka ardhur në rritje.

Spanjolli është tashmë një embleme tek ‘’ Los Txiuriurdines ‘’, për të cilin është zgjeruar lista e pretendentëve.

27 vjeçari është shumë i rëndësishëm për trainerin Imanol Alguacil dhe tanimë konsiderohet gjithashtu një ndër më të mirët në La Liga në pozicionin ku aktivizohet.

Para pak kohësh Juventusi tregoi interes për Mikel Merinon por gjithashtu s’duhen harruar as Manchester United, Arsenali, Juventusi, Barcelona dhe Atletico Madridi.

Lojtari nga Pamplona tashmë e ka konsoliduar vendin edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes dhe klauzola për prishjen e kontratës i arrin 60 milionë eurot.

Mikel Merino shquhet për saktësinë në pasime, të qënit shumë pozicional dhe cilësitë e padiskutueshme në organizimin e lojës, aspekte që e shëndërrojnë në një kandidat ideal për mesfushën e ekipeve të sipërpërmendur.

Specialistët besojnë se ka ardhur koha që ishi i Newcastle United të provojë veten tek një ekip i famshëm por pritet edhe reagimi i drejtuesve të ekipit nga San Sebastian, pasi një largim nga ‘’ Reale Arena ‘’ mund të konsiderohet një boshllëk në një të ardhme të afërt.

Mikel Merino prej gjashtë sezonesh i ka qëndruar besnik Real Sociedadit, ekip me të cilin ka gjetur në 6 raste rrugën e rrjetës në 35 sfidat e sezonit aktual.

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë deçizive për fantazistin e ‘’ La Furia Rojas ‘’, eksperienca e të cilit do të ishte një avantazh për çdo ekip.

 

         

      

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy