Ekspozimi i Trofeut të UEFA-s/ Hajdini: Tifozët mund të bëjnë foto gjatë ditës

Ekspozimi i Trofeut të UEFA-s/ Hajdini: Tifozët mund të bëjnë foto gjatë ditës

Në kuadër të organizimit të ceremonisë para finales së nesërme të Conference League, sot në sheshin “Skënderbej”, do të ekspozohet për publikun Trofeu i UEFA-s.

Trofeu që do të dorëzohet mbrëmjen e 25 Majit në Tiranë,  u shfaq sot për publikun një ditë para finales së Conference League, për tifozët dhe kureshtarët që duan të bëjnë foto, bëri të ditur për MCN live, gazetari i sportit, Edi Hajdini.

Sot në shesh, trofeu do të vijë zyrtarisht në shesh i shoqëruar nga ambasadori i aktivitetit Lorik Cana, Presidenti i FSHF-së dhe Kryetari i Bashkisë. Njerëzit mund të shkojnë atje të bëjnë një fotografi me trofeun dhe besoj se kjo nuk ndodh çdo ditë.

 Sheshi “Skënderbej” do të jetë një nga hapësirat që do të presë tifozë dhe kureshtarë për të parë kupën e parë të turneut më të ri për klube në Europë.

Kupa do të rrijë këtu dhe qytetarët mund të bëjnë foto me të.

Sheshi “Skënderbej” do të jetë “fan zone” për të gjithë tifozët që duan të shikojnë finalen. Ndërsa do të këte edhe dy “fan zone” për tifozeritë përkatëse.

Tifozët e Feyenoord-it do të kenë “fan zone”-n e tyre te pedonalja. Kurse ata të Roma-s do të grumbullohen te amfiteatri, te liqeni artificial i Tiranës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy