Ish-sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze është zyrtarizuar te ekipi i ri. Futbollisti amerikan do të jetë pjesë e Kuala Lumpur, në elitën e futbollit në Malajzi.
Për shkak të dëmtimeve të shumta dhe pezullimeve, sulmuesi u aktivizua në pak ndeshje me Laçin dhe për këtë arsye, pak javë më parë vendosi të largohej. Tashmë ai do ta vazhdojë karrierën e tij në Malajzi, ku ka firmosur me Kuala Lumpur.
Kujtojmë se në sezonin e kaluar, Nwabueze fitoi “Këpuvën e Artë”, teksa ishte golashënuesi më i mirë në Superiore, me 24 gola. Ndërkohë këtë sezon, Nwabueze e gjeti rrugën e rrjetës vetëm 7 herë.



