Real Madridi duhet të presë për Camavingan

Real Madridi duhet të presë për Camavingan

 Prej kohësh tashmë jemi mësuar me këmbnguljen e Real Madridit në lidhje me merkaton . Madrilenët janë vënë në gatishmëri për transferimin e lojtarëve  cilësorë në  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , ku nuk është përjashtuar mundësia e një miksimi talent-eksperiencë për të provuar se deri ku mund të shkojnë me anë të kësaj ideologjie.  Por mbërritja e  Carlo Ancelottit sikur ia ka prishur paksa planet Florentino Perezit në lidhje me një lojtar që pretendohej prej kohësh nga  ‘’ Los Blancos ‘’.  Flitet për Eduardo Camavingan  por  mbipopullimi  i mesfushës me lojtarë cilësorë si Isco Alarcon ,  Dani Ceballos dhe  Martin Odegaard momentalisht e lënë në prapavijë 18 vjeçarin e talentuar .

Ideja e spanjollëve është të qëllojnë në shenjë transferimin e Eduardo Camavingas por preferojnë që të presin për ti dhënë kohën e nevojshme  të zhvillimit me objektivin e arritjes së stadit të përfaqesimit të një prej skuadrave më të mira në planet .

Por  plani në funksion të transferimit të mesfushorit të Rennes  lidhet me blerjen e kartonit të tij dhe më pas ta huazojë edhe për një sezon tek francezët për ta patur të gatshëm në 2022-shin .  

Ky hap shikohet si shumë me vend sepse Eduardo Camavingas i duhet akoma punë për të bërë pavarësisht se me talentin që e karakterizon ka mahnitur mbarë botën e futbollit . Carlo Ancelotti i njeh shumë mirë lojtarët e një kalibri të tillë dhe është treguar shumë i matur për arsye se kërkon të evitojë ndonje hap fals gjatë rrugës .  Eshtë e qartë se  mesfushorit të lindur në Cabinda i duhen shumë më tepër minuta aktivizimi për të arritur formën ideale e cila do ta  ndihmojë për të përballuar me sukses sfidat e të ardhmes .

Potencialin e tij në lidhje me këtë sezon  e ka kanalizuar në 39 ndeshje me kuqezijntë    në të cilat numëron 1 gol dhe 3 asiste , por besohet se me kalimin e kohës do të jetë një domosdoshmëri në mesfushë për shkak të cilësive të jashtëzakonshme që mbart .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy