
Pas blerjes së Rodrygo Goes , Vinicius Junior dhe Reinier, Real Madridi ka përveshur mëngët në kërkim të talentëve të tjerë në Brazil .
Endrick Felipe i Palmeiras është preferenca e rradhës e madrilenëve dhe sipas lajmeve të fundit 16 vjeçari e ka pranuar interesin e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe mund të udhëtojë drejt Madridit në momentin kur do të mbushë 18 vite.
Strategjia e spanjollëve duket se do të jetë e njëjta si me Vinicus Junior , lojtar që ia ka shpërblyer sakrificën Florentino Perezit duke qenë prej vitesh pjesë e një ekipi që ka fituar gjithçka.
Endrick Felipe konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes dhe ideja e ‘’ Los Blancos ‘’ është një ofertë prej 60 milionë eurosh për të bindur drejtuesit e Palmeiras që t’ia hapin dyert e transferimit në kontinentin e vjetër.
Gjithsesi duke iu referuar moshës së Endrick Felipe, insistimi i Real Madridit konceptohet edhe një bast paksa i rrezikshëm për shkak të pikpyetjeve nëse do të mund të adaptohet në një futboll ndryshe duke shtuar këtu edhe konkurrencën e ashpër që ekziston tek gjigandët e Europës dhe jo vetëm e cila mund të ndikojë në mospërmbushjen e pritshmërive , teori që meriton të konsiderohet.
Florentino Perez ndër vite ka kërkuar përmirësimin e vazhdueshëm të skuadrës së zemrës dhe fatmirësisht komponentët e saj ja kanë shpërblyer sakrificat duke e bërë krenar pasi aktualisht mbretërojnë në sportin më të ndjekur në botë.



