Grupi i “Estudio Tecnico” i Conmebol (Konfederata e Futbollit Amerikano-jugor) ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram të Kupës së Amerikës, formacionin bazë prej 11 lojtarësh të turneut të fituar tashmë prej Brazilit.
Kombëtarja e Seleçao dominon këtë formacion me 5 lojtarë të saj që janë: portieri Alisson, Thiago Silva, Dani Alves, Arthur dhe Everton.
Ndërsa dy lojtarë të këtij formacioni i përkasin Perusë: Trauco dhe sulmuesi Guerrero.
Skuadrat e tjera kanë nga një futbollist: mbrojtësi qendror i Uruguajit, Gimenez, mesfushori argjentinas Paredez, Vidal i Kilit dhe sulmuesi kolumbian James Rodriguez.
Messi nuk bën pjesë në këtë formacion pasi skuadra e tij u eliminua në fazën gjysmëfinale nga Brazili, madje ai u ndëshkua edhe me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit.



