
Berisha bën një analizë dhe për sezonin që po kalon me bergamaskët në kampionatin italian
Etrit Berisha i është mirënjohës Xhani De Biazit për grumbullimin në kombëtare që nga viti 2012. Portieri i kombëtares sonë duke folur në një lidhje telefonike për “Zona Gol” ka folur për ish-strategun italian.
“De Biazi ka bërë një punë shumë të madhe me Kombëtaren tonë. Ne jemi shumë të kënaqur për gjithçka ka arritur për ekipin. I jam mirënjohës për atë që ka bërë për mua personalisht. Pa De Biazin, ndoshta as unë nuk do të isha në kombëtare”.
Etrit Berisha në fund bën një analizë dhe për sezonin që po kalon me bergamaskët në kampionatin italian dhe në Europa League.



