Xabi Alonso, kandidat potencial për Real Madridin

Xabi Alonso, kandidat potencial për Real Madridin

Largimi mundshëm i Carlo Ancelottit nga Real Madridi, trainer për të cilin flitet se mund të marrë drejtimin e Brazilit, i ka shtuar përpjekjet e drejtuesve për ti paraprirë kësaj situate , të cilët e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Xabi Alonso i Bayer Leverkusen është shëndërruar në prioritet për ‘’ Galaktikët ‘’, i cili e njeh shumë mirë këtë skuadër për arsye të së kaluarës si lojtar.

Spanjolli po impresionon me ‘’ Aspirinat ‘’ , ekip që vijon të kryesojë Bundesligën , gjithashtu mjaft kompetitiv edhe në Europa League , me katër fitore në katër sfidat e zhvilluara deri më tani.

Megjithatë, nëse do të rikthehet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, 41 vjeçari ka kërkuar transferimin e Alejandro Grimaldos, një ndër nxënësit më të mirë të tij tek Bayer Leverkuseni.

Në ndeshjet e fundit Fran Garcia nuk ka patur ecurinë e duhur dhe momentalisht reparti defensiv ende nuk po e bind ish mesfushorin e Liverpoolit dhe të kombëtares ‘’ La Furia Roja ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy