
Koha kalon shumë shpejt dhe një ndër objektivat e Real Madridit vijon të jetë Erling Haaland.
Norvegjezi është një lider në ofensivën e Manchester City-t dhe dy çerekfinalet në Champions League ndërmjet këtyre ekipeve do të jenë një tjetër mundësi për të treguar veten.
Natyrisht që ‘’ Galaktikët ‘’ janë dhe do të jenë gjithmonë një ndër klubet më të famshëm të botës, të cilët pretendojnë përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt.
Nordiku nuk ka të ndalur me progresin dhe në sezonin e dytë me ‘’ Qytetarët ‘’ po rikonfirmon cilësitë e padiskutueshme, të reflektuara me 29 gola dhe 6 asiste në 33 sfida.
S’duhet harruar edhe transferimi i mundshëm i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë verës dhe presidenti Florentino Perez synon që ekipi i zemrës të formojë një ndër dyshet më të rrezikshme në futbollin aktual.
Objektivat e kryeqytetasve janë të qartë çdo sezon, të cilët lidhen automatikisht me fitimin e të gjithë trofeve të mundshëm, për të pasuruar vitrinën e tejmbushur ndër vite.
Në sezonin e shkuar, anglezët me Erling Haaland dhe jo vetëm e thyen akullin në kompeticionin më prestigjoz europian për klube por interesi i madrilenëve ndoshta mund të shënojë nisjen e një tjetër eksperience për 23 vjeçarin në karrierë.



