Java e tretë e Superiores, luhen ditën e sotme dy ndeshjet e fundit

Java e tretë e Superiores, luhen ditën e sotme dy ndeshjet e fundit

Ditën e sotme duke filluar nga ora 13:45, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së tretë në Abissnet Superiore.

Egnatia pret në shtëpi Skënderbeun, në një ndeshje delikate, ku skuadrat do të kërkojnë triumfin e parë në këtë kampionat. Të dyja skuadrat vijnë pas barazimeve, rrogozhinasit ndaj Tiranës, ndërsa korçarët ndaj Partizanit.

Përballja tjetër do të jetë ajo mes Laçit dhe Kukësit. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kamzës dhe skuadrat futen në fushë vetëm me një objektiv, për të marrë fitoren. Kukësi i Longos, vjen në këtë ndeshje me pikë të plota, ndërkohë që kurbinasit e Vukicevic kanë arritur të sigurojnë vetëm një barazim në 2 ndeshjet e para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy