“Ditë tersi”/ Bëri dy gafa ndaj Udineses, portieri i Juventusit pëson aksident

“Ditë tersi”/ Bëri dy gafa ndaj Udineses, portieri i Juventusit pëson aksident

E diela që lamë pas, duket se ka qenë një “ditë tersi” për portierin e Juventusit, Wojciech Szcezesny. Polaku ishte protagonist për keq, në barazimin 2-2 që Juventusi regjistroi ndaj Udineses.

Portieri bëri dy gabime foshnjarake, te të dy golat e pësuar, duke i hequr fitoren nga duart skuadrës së Allegrit.

Por, duket se asgjë nuk u mbyll vetëm me dy gabimet në ndeshje, pasi fati i keq e ka ndjekur lojtarin edhe pas sfidës.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, gjatë kthimit për në shtëpi, Szcezesny, pësoi një aksident automobilistik me makinën e tij. Për fat të mirë, lojtari nuk pësoi asnjë dëmtim, pasi aksidenti nuk ishte i fortë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy