
Vitet e fundit Heung Min Son është konsideruar një pilar me ofensivën e Tottenham Hotspurit.
Flitet se gjatë merkatos së verës koreano-jugori mund të largohet nga ‘’ White Hart Lane ‘’, i cili sigurisht do të lërë një boshllëk.
Përpara kësaj situate, traineri Ange Postecolglou ka filluar të mendojë për një zëvëndësues të denjë dhe si duket e ka gjetur.
Antoine Semenyo prej tre sezonesh po shkëlqen tek Bournemouthi, i konsideruar një ndër më të spikaturit në Premier League nga ekspertët.
9 gola dhe 6 asiste në 12 sfida janë sigurisht një statistikë e cila meriton të merret në konsideratë, prej të cilit pritet edhe më shumë.
Eksperienca në elitën e futbollit anglez i jep një lloj garancie ‘’ Gjelave të Londrës ‘’, një ndër ekipet më të sikletshëm për çdo rival.
Për më tepër transferimi i mundshëm në kryeqytetin anglez do të përballohej jo më shumë vështirësi nga xhepat e Daniel Levy-t dhe me siguri mund t’ia ndryshojë funksionin metrave të fundit.
Nëse do të vijojë me këtë ritëm në javët e mbetura Antoine Semenyo mund të ketë fatin të provojë një ekip ndryshe, pjesëmarrës i rregullt edhe në Europë në çdo sezon.



