
Skuadra e Arsenalit ka marrë një shuplakë të fortë në orët e fundit . Aleksander Isak , sulmues për të cilin kanë hyrë në valle disa ekipe të njohur, e ka eleminuar menjëherë këtë opsion sepse si duket do të përfundojë duke mbrojtur ngjyrat e Barcelonës .
Këtë lajm e ka konfirmuar e përditshmja ‘ Sport ‘ dhe fatkeqësisht Mikel Artetës i duhet ta nisë nga fillimi për zgjedhjen e një tjetër lojtari që mund ta ndihmojë ofensivën kryeqytetase.
Në vitet e fundit 22 vjeçari i ka dhënë shumë Real Soecidadit por ofertat në adresë të suedezit kanë rezultuar tunduese dhe si duket të vetmit që do të humbasin në këtë histori janë ‘’ Los Txuriurdines “.
Bardheblutë arritën me shumë sakrifica të rinovonin kontratën e talentit nga Solna deri në 2026-tën por duhet theksuar se problematika për Barcelonën është se klauzola e prishjes së kontratës me spanjollët arrin 90 milionë eurot dhe bëhet gati e pamundur për ‘’ Los Cules ‘’ të paguajnë këtë shifër.
Ky fakt ia hap rrugën negociatave ndërmjet palëve për reduktimin e saj pavarësisht se ëndërra e Joan Laportas është Erling Haaland por kërkesa e Borussia Dortmundit konceptohet e papërballueshme nga arkat e klubit .
Ndoshta mbërritja e Aleksander Isak mund ta justifikojë në një farë mënyre ‘’ dështimin ‘’ për norvegjezin i cili pretendohet nga shumë ekipe të elitës të cilat gëzojnë një aspekt ekonomik më favorizues në krahasim me ‘’ Blaugranët ‘’.
Tashmë edhe drejtuesit e kuq e bluve e kanë bërë të vetën dhe Xavi Hernandez e ka konfirmuar pa e menduar dy herë këtë pistë sepse objektivi i vetëm i ish mesfushorit është të shijojë sukseset me ekipin e zemrës në krye të stolit.



