
Dita e hënë ka filluar mbarë për Liverpoolin .
‘’ The Redsat ‘’ kanë zyrtarizuar Darwin Nunez i cili i bashkohet për shifrën e 100 milione eurove , 75 prej tyre do ti destinohen blerjes së kartonit dhe 25 bonuseve në varësi të arritjeve të golashënuesit.
Jurgen Klopp tanimë do të ketë në 11-she një ndër më të rrezikshmit me objektivin për fitimin e Premier Leagues dhe Champions Leagues . Liverpooli arriti të mposhtë disa klube të elitës për blerjen e yllit të Uruguajit të cilit i kishte ardhur momenti për ta bërë këtë hap.
Pas dy viteve tek luzitanët , Darwin Nunez shkaktoi një revolucion të rëndësishëm në ofensivën e tyre, me 47 gola dhe 16 asiste në 87 sfida dhe pa dyshim konsiderohet një ndër blerjet më të bujshme të Premier Leagues .
Gjithsesi duhet theksuar se është vetëm fillimi sepse edhe ekipet e tjera vijojnë me të njëjtin ritëm dhe sezoni 2022-2023 parashikohet tejet kompetitiv për arsye se ekipet e njohura vijojne të tentojnë lojtarët me të spikatur të sezonit të shkuar.
22 vjeçari shquhet një element që dominon në zonën e rreptësisë për arsye të gjatësise dhe forcës fizike, të cilat e ndihmojnë për të arritur më shpejtë tek goli dhe Liverpooli do të ketë një shans më tepër për tu rikthyer tek sukseset në sezonin vijues.



