
Kapiteni i Shqipërisë, Amir Abrashi ka thënë se Kombëtarja bëri ndeshje të mirë në pjesën e parë ndaj Uellsit, ndërsa në të dytën u ndje lodhja te lojtarët. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mesfushori u shpreh se ekipi duhet të punojë për të përmirësuar ato që nuk funksionuan në pjesën e dytë.
“Ishte një ndeshje e luftuar, luajtëm mirë në pjesën e parë, pastaj ndjemë lodhjen dhe nuk e mbanim gjatë topin. E humbnim shpejt dhe Uellsi e mbajti më shumë topin. Mundemi dhe duhet të bëjmë më tepër.
Në patëm rastin me Manajn. Nuk po e mbanim dot topin. Kemi bërë gjëra të mira në këtë ndeshje dhe gjëra jo të mira, që do t’i analizojmë për t’i përmirësuar në vazhdim. Duhet të luajmë me një takim dhe të shkojmë përpara. Hapësira kemi pasur, por u lodhëm. Nga pjesa e dytë kemi shumë gjëra për të përmirësuar”, u shpreh Abrashi.



