Pa skuadër nga muaji shkurt, Manaj “piketohet” nga Sampdoria e trajnerit Pirlo

Pa skuadër nga muaji shkurt, Manaj “piketohet” nga Sampdoria e trajnerit Pirlo

Rey Manaj është pa skuadër nga muaji shkurt, kur u largua nga anglezët e Watford. Sulmuesi shqiptar ka kaluar një periudhë të vështirë, por vuajtjeve duket se po i vjen fundi. Në sezonin e ri, lojtarin e Shqipërisë, mund ta shikojmë në Serie B. Sipas raportimeve nga Italia, klubi i Sampdorias, që drejtohet nga trajneri Pirlo, ka shfaqur interes për Manajn. Drejtuesit xhenovezë, kanë nisur nga puna, për të gjetur një sulmues, pas largimit të Gabbiadini. Emri i parë në listë është Manaj, i cili mund të afrohej me parametra zero. Për Manajn do të ishte një rikthim në Itali, aty ku në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Interi, Cremonese, Pescara, Pisa dhe Spezia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy