Zbulohen shkaqet, futbollisti ndërroi jetë pas sherrit në familje

Zbulohen shkaqet, futbollisti ndërroi jetë pas sherrit në familje

Klubi holandez, Twente, njoftoi ditën e djeshme, ndarjen nga jeta të lojtarit kongolez Jody Lukoki, në moshën 29-vjeçare. I rritur në akademinë e Ajax, kongolezi luajti edhe disa ndeshje me ekipin e parë, për të vazhduar më pas karrierën në klube si Zwolle, Cambuur, Ludogorets, Malatayaspor dhe Twente.

Lukoki nga janari kur ndërpreu kontratën me Twente, ishte një lojtar i lirë, ndërsa mëngjesin e djeshëm ka ndërruar jetë.

Së fundmi, mediat holandeze, kanë nxjerrë në dritë, detaje nga vdekja e Lukoki. Bëhet e ditur se të dielën ai kishte qenë në një festë dhe pasi ishte kthyer në shtëpi, kishte pasur një përplasje të dhunshme me familjarët e tij.

Pas sherrit, Lukoki kishte dhimbje të mëdha në kokë dhe në gju dhe për këtë arsye u transportua me urgjencë në spital. Mjekët dolën në konkluzionin, se lojtarit duhej t’i pritej këmba, për shkak të infeksionit të vazhdueshëm dhe mungesës së oksigjenit. Pas operacionit, të hënën në mëngjes ai pësoi një atak kardiak, që i mori edhe jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy