U pezullua nga PSG, reagon Messi: E dija që kishim pushim

U pezullua nga PSG, reagon Messi: E dija që kishim pushim

Sulmuesi Leo Messi, u pezullua më dy ndeshe nga klubi i tij, Paris Saint Germain. Shkak për këtë, u bë një udhëtim i argjentinasit, drejt Arabisë Saudite, pa lejen e klubit, për të nënshkruar një marrëveshje reklamash.

Klubi francez, u tregua me dorë të hekur dhe vendosi të pezullojë lojtarin. Vetë Leo Messi, ka reaguar për situatën e krijuar, duke thënë se udhëtoi drejt Arabisë Saudite, pasi e dinte se e kishte pushim te PSG-ja.

Mendova se do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes, si zakonisht. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk e anuloja dot pasi e kisha bërë këtë gjë edhe më parë. Kërkoj ndjesë shokëve të ekipit dhe po pres për atë që klubi do të bëjë më mua.

Mediat në Francë raportojnë se ky është sezoni i fundit i Messit me PSG-në, pasi do të largohet në verë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy