Reali  mendon largimin e Hazard

Reali mendon largimin e Hazard

Dëmtimet e njëpasnjëshme nuk e kanë lënë Eden Hazardin të triumfojë tek Real Madridi .  Me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ belgu u konsiderua zëvëndësuesi ideal i Cristiano Ronaldos por ‘’ Galaktikët ‘’ janë duke vuajtur shumë luhatjet e sulmuesit i cili do të jetë në mbikqyrjen e rreptë të Carlo Ancelottit në muajt në vijim . 

Sipas  ‘’ Elespanol ‘’ shanset për të qëndruar tek ‘’ Los Blancos ‘’ janë pothuajse të zeruara për ishi-n e Chelseat për të cilin drejtuesit e spanjollëve do të dëgjojnë oferta duke filluar nga merkatoja e janarit .

Vendimi i tyre konsiderohet i drejtë duke marrë shkas nga performanca e 30 vjeçarit i cili më tepër e ka parë veten jashtë fushave sesa brenda tyre .

Investimi 160 milionë eurosh i bërë nga Real Madridi kur e transferoi nga Chelsea në merkaton e 2019-tës entuziazmoi  tifozerinë e zjarrtë të tyre  bashkë me drejtuesit për arsye se kishte shkëlqyer në çdo aspekt tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ por  fati nuk ka qenë në anën e tij tek madrilenët tek të cilët e ka parë veten shumë larg atyre periudhave të suksesshme në të kaluarën .

Aktualisht  Eden Hazard po vuan  tek madrilenët dhe është  zëvëndësuesi i Vinicius Junior i cili mbetet  preferenca e parë e teknikut italian.

 Misioni për ishi-n e Lillës parashikohet gati – gati në kufinjtë e të pamundurës tek Real Madridi , fakt që e forcojnë paraqitjet e bëra . Zgjidhja më e mirë është gjetja e një ambjenti komod që i garanton aktivizimin si titullar me qëllimin e rikuperimit të vlerave të humbura .

 

 

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy