Granit Xhaka, me shumë mundësi do të largohet nga Arsenali. Afrimi i Declan Rice te “Topçinjtë”, e shtyn edhe më tepër drejt largimit mesfushorin shqiptar. Xhaka në fakt e ka vendosur prej kohësh të largohet, ndërsa pritet të transferohet në Bundesligën gjermane, aty ku e kërkon Bayer Leverkusen. Tek Arsenali janë të gatshëm për të negociuar shitjen dhe sipas “The Mirror”, klubi londinez kërkon të paktën 20 milionë euro për kartonin e mesfushorit. Ditët ë ardhshme prite të jenë vendimtare për të ardhmen e Granit Xhakës, i cili gjithashtu e pëlqen një rikthim në Gjermani, aty ku në të kaluarën ka luajtur me skuadrën e Borussia M’Gladbach.



