
Barcelona është e vendosur t’ia hapë derën e largimit Memphis Depay-t gjatë merkatos dimërore dhe pas Tottenhamit , Arsenalit dhe Manchester United , Newcastle është pretendenti tjetër i sulmuesit.
‘’ Las Urracas ‘’ shquhen për potencialin ekonomik i cili i pozicionon si më të pasurit në botë dhe pas një sezoni me ulje-ngritje gjatë të cilit zhvilluan një pjesë të dytë shumë të mirë , në aktualin bardhezinjtë do të synojnë Europën .
Lojtarët cilësorë janë shumë të domosdoshëm për skemat e Eddie Howes, të cilët janë në një moment ideal për të ndryshuar historinë në Premier League dhe më pas të tentojnë të shtrijnë protagonizmin edhe në kontinentin e vjetër.
Mbërritja e Bin Salman sigurisht e ka ndryshuar historinë e anglezëve të cilët prej shumë vitesh kanë mbetur larg Europës dhe 28 vjeçari konsiderohet një element që mund ta ndihmojë ofensivën për ta shtuar produktivitetin në pjesën më vendimtare të sezonit.
E kaluara e trishtë tek Manchester United dhe e tashmja aspak e mirë tek Barcelona e kanë shëndërruar Memphis Depay-n në një element të dobishëm në merkato dhe fuqia e Bin Salman, pa lënë në asnjë moment në harresë ekipet e tjera , mund ti bindë katalanasit për ta finalizuar me sukses këtë marrëveshje .



