Olympiacos kërkon sulmuesin e Kombëtares, hungarezët kërkojnë 4 milionë euro

Olympiacos kërkon sulmuesin e Kombëtares, hungarezët kërkojnë 4 milionë euro

Futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni, që luan në Hungari me Ferencvaros, me shumë mundësi do lëvizë në merkaton e verës për shkak të sezonit pozitiv. Më herët është shkruar se për të ka disa skuadra të interesuara, ndërsa tani është zbuluar edhe pretendimi i hungarezëve për sulmuesin shqiptar.

Media greke “Sport Time” shkruajti më herët se kërkohej me ngulm nga gjigantët e Olimpiakos. Kësaj rradhe janë hungarezët që shkruajnë për sulmuesin beratas, ku sipas raportimeve të “Csakfoci.hu”, thuhet se Ferencvarosh kërkon 4 milionë euro për Uzunin, por kjo ofertë është konsideruar e lartë për skuadrën helene.

Në median e njohur thuhet se klubi i Ferencvarosh ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare. Myrto Uzuni deri më tani është aktivizuar në total me fanellën e klubit të madh hungarez në 36 sfida ku ka mundur të realizojë 15 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy