Raphinha vijon të jetë një ndër lojtarët , i cili nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek Barcelona dhe nga ky fakt do të kërkojë të përfitojë Chelsea gjatë merkatos së verës .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ zhvilluan një sezon për tu harruar , i cili çuditërisht nuk i mundësoi kualifikimin për në Europë pavarësisht investimit të bërë nga Todd Boehly në dy merkatot e kaluara por gjithsesi gjatë kësaj periudhe do të jepet përsëri maksimumi nga pronari amerikan për ti rikthyer kryeqytetasit në elitë.
Sezoni i brazilianit me ‘’ Los Cules ‘’ nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur , pavarësisht sukseseve të skuadrës së Xavi Hernandezit dhe drejtuesit do të tentojnë ti vënë në dispozicion Mauricio Pochettinos ish sulmuesin e Leeds United.
Megjithatë, objektivi i 26 vjeçarit lidhet me qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ por vijimi i Ousmane Dembeles dhe transferimi i mundshëm i Arda Guler , praktikisht do t’ia vështirësonin aktivizimin si titullar Raphinha-s me spanjollët.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm pritet kthesa nga kjo skuadër , e cila do të drejtohet nga Mauricio Pochettino , trainer që spikati me Tottenham Hotspurin në të kaluarën .
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.