
Rafael Leao është një nga lojtarët më të mirë dhe më të spikatur te Milanit. Duke parë formën e shkëlqyer të portugezit, drejtuesit e Milanit kanë nisur nga puna, për të rinovuar kontratën, pasi interesimet për lojtarin janë të shumta.
Disa nga klubet e mëdha europiane e kanë në listë dhe drejtuesit kuqezi duhet të shpejtojnë, për të rinovuar.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Milani i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare Leaos, me shpresën se sulmuesi do të pranojë.
Për ta bindur, kampionët e Italisë, kanë vendosur të ndihmojnë lojtarin të paguajë 9.5 milionë euro në gjyqin me Sporting Lisbona si dhe i kanë ofruar 5 milionë euro në sezon. Gjithçka duket në rrugën e duhur dhe pritet finalizimi i marrëveshjes.



