
Barcelona zhgënjeu në ndeshjen e fundit, para fillimit të kampionatit.
Katalanasit u mposhtën me rezultatin 3-0 nga Monaco, në sfidën e vlefshme për trofeun “Gamper”.
Pjesa e parë e lojës u mbyll në barazim pa gola, ndërsa fraksioni i dytë ishte tjetër histori.
Camara zhbllokoi takimin në minutën e 50-të, ndërsa Embolo dyfishoi shifrat në minutën e 57-të.
Për të vulosur ndeshjen mendoi Elebi, që shënoi të tretin në minutën e 86-të.



