
Prioritetet e Chelseat në lidhje me të ardhmen vijojnë të paluhatura dhe theksi patjetër vihet tek mbrojtja . Thomas Tuchel kërkon të shtojë forcat në repartin më delikat të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe do të kërkojë të ‘’ peshkojë ‘’ tek një rival i mundshëm në Champions League .
Me Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger afër largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ në fundin e sezonit , Reali ka rezultuar ndalesa e rradhës për kryeqytetasit .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ duan të sfidojnë ‘’ Galaktikët ‘’ dhe ti rrëmbejnë Eder Militaon i cili sipas ‘ As ‘ preferohet shumë nga gjermani që do të mbahet mend gjatë për Champions Leaguen e fituar në finalen kundër Manchester City-t.
Për 24 vjeçarin, Real Madridi investoi 50 milionë euro tek Porto dhe momentalisht po shqyrtohet një çështje pezull e cila ka për qëllim një rritje rroge , por të qënit një ndër mbrojtësit më të mirë e vendos Eder Militaon në pozicionin e një të privilegjuari sepse bëhet fjalë për kampionin në fuqi të Champions Leagues .
Largimi nga ‘’ Dragao ‘’ rezultoi shumë i vështirë për ishi-n e Sao Paolo dhe fillimi i eksperiencës në Madrid u shoqërua me kritika të shumta por etja për sukses dhe besimi në vetvete gjithmonë duke patur parasysh ngjyrat e cilës skuadër përfaqëson ia kanë mbyllur gojën kritikëve duke e shëndërruar në një domosdoshmëri për prapavijën e Real Madridit .
Largimi i Sergio Ramos për në ‘’ Parque de Prince ‘’ i krijoi më shumë hapësira për t’iu afruar suksesit dhe hyrja në garë e Chelseat sikur i ka turbulluar paksa ujërat sepse është një skuadër që është vështirë të mos e marrësh në konsideratë .



