
Hellas Verona ka turpëruar Lazion, teksa e ka mposhtur me shifrat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Serie A.
Heroi i veronezëve, ishte padyshim Giovanni Simeone, i cili ishte autori i të 4 golave të Veronën. Pasi realizoi dopietë në pjesën e parë, të njëjtën gjë Simeone bëri edhe në pjesën e dytë, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij. Golin e vetëm për Lazio e shënoi Immobile në minutën 46-të.
Fitore ka korrur edhe Fiorentina, që mposhti 3-0 Cagliarin në shtëpi, në një ndeshje ku skuadra nga Firence nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren. Më herët, Atalanta u ndal në barazim 1-1 ndaj Udinese.
Në Premier League, Leicester mposhti 1-2 Brentford, ndërsa Ëest Ham triumfoi minimalisht ndaj Tottenham.



