Arsenali mendon për Zubimendin

Arsenali mendon për Zubimendin

 Ecuria e Martin Zubimendit me Real Sociedadin vijon të impresionojë ekipet me emër. Në fillim ishte Barcelona dhe së fundmi Arsenali ka ndezur motorrët për mesfushorin.

Sipas ‘ Teamtalk ‘ , drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘ janë të gatshëm të paguajnë klauzolën për prishjen e kontratës me ‘’ Los Txiuriurdines ‘, e cila arrin 60 milionë eurot.

Fitimi i Premier Leagues do ti jepte shumë avantazhe Arsenalit, skuadër që deri më tani ka bërë një performancë të shkëlqyer dhe është e avantazhuar tetë pikë nga Manchester City.

Interesi i ‘’ Blaugranëve ‘’ shikohet deri diku si një kërcënim për Arsenalin por duhet të merret në konsideratë edhe fakti i të pasurit probleme të theksuara në aspektin ekonomik , i cili automatikisht ia lehtëson objektivin ekipit të Mikel Artetas.

Tek bardheblutë 24 vjeçari prej pesë sezonesh vijon të bëjë diferencën dhe sigurisht në merkaton verore do të zhvillohet një duel i ashpër ndërmjet ‘’ Los Cules ‘’ dhe Arsenalit për lojtarin nga San Sebastian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy