Filip Najdovski duket se do të jetë largimi i radhës nga Tirana. Sipas asaj që raportojnë nga Maqedonia e Veriut, mbrojtësi e ka mbyllur me bardheblutë dhe po përgatitet për një aventurë të re.
28-vjeçari u aktivizua në 30 ndeshje me Tiranën, ku arriti të shënojë edhe dy gola. Klubi bardheblu ende nuk e ka zyrtarizuar “divorcin” me Najdovskin, por bashkëpunimi mes palëve është mbyllur, teksa edhe ndeshjet e fundit përgatitore që ka zhvilluar Tirana, futbollisti në fjalë nuk është parë në fushë.
Najdovski u bashkua me Tiranën një vit më parë, teksa luajti gjithashtu edhe në ndeshjet e Europës, nën urdhrat e trajnerit Emmanuel Egbo një vit më parë.



