Devolli: I kemi marrë masat, Dinamo luan për fitore ndaj Laçit

Devolli: I kemi marrë masat, Dinamo luan për fitore ndaj Laçit

Trajneri i Dinamo, Bledar Devolli, foli para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Laçit. Devolli vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa shtoi se skuadra e tij do të futet në fushë, vetëm për fitore.

Trajneri tha se dëshiron që skuadra të luajë si do ai dhe jo si duan futbollistët.

“Normale që kjo situatë që po kalojmë është edhe pak psikologjike. Jemi këtu për të punuar në të gjitha drejtimet. Kemi përballë një kundërshtar të vështirë, që është me meritë në vend të dytë dhe besoj se do të jetë deri në fund pretendent për kampion. E kemi parë, sidomos këto ndeshjet e fundit, edhe pse nuk kanë luajtur mirë kanë fituar. Kjo tregon që janë rritur shumë si ekip.

Ne do të bëjmë punën tonë, i kemi marrë masat dhe do të luajmë vetëm për të fituar ndeshjen. Unë dua që ekipi të luajë siç dua unë, jo siç duan futbollistët. Sidomos në 20 metrat e fundit duhet të bëjmë ato gjërat që kam unë në kokë. Në qoftë se i bëjmë gjërat drejtë, edhe golat dhe rezultatet do vijnë që nga nesër.

Shpresojmë nesër të vijë kthesa e madhe që dëshirojmë. Kemi bërë goxha ndryshime. Unë dua njerëz që vrapojnë dhe luftojnë. Duhet të jemi agresivë, me besim. Kam shumë besim që nga nesër do të vijë kthesa e madhe që të gjithë presim.

Bardhi mbrojtës i majtë? Ashtu e menduam me stafin, sepse Maliki ka probleme me maskën. Siljanovski bëri mirë ndaj Partizanit dhe besoj do të jetë ai nga minuta e parë nesër. Shpresojmë t’i sistemojmë lojtarët në vendet e tyre.

Kam besim që nesër do të jemi mirë me lojë dhe rezultat. Unë nuk kam frikë asnjë ekip, në qoftë se ne jemi në rregull, në qoftë se i bëjmë gjërat drejtë, nuk do të kemi probleme, me golin, rezultatet dhe lojën. Po prodhove lojë do të vijnë dhe rezultatet.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy