Atletico insiston për Wijnaldum

Atletico insiston për Wijnaldum

  Eleminimi i Parisit nga Champions League ka provokuar mbylljen e kapitullit në ‘’ Parque de Prince ‘’ për disa nga komponentët e kryeqytetasve .

Pas Mauricio Pochettinos , Georginio Wijnaldum me shumë gjasa po kalon muajt e fundit në kryeqytetin francez dhe Atletico Madridi  po insiston fort për ta afruar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

‘’ Los Colchoneros ‘’ çuditërisht kanë rrëshkitur në momentin kur duhet të ishin më këmbngulës por historia e suksesshme vijon ti shoqërojë në çdo hap dhe sigurisht do të jetë një faktor influencues edhe në merkato. 

Spanjollët duan ta fuqizojnë mesfushën me eksperiencën e 31 vjeçarit dhe kanë ofruar 20 milionë euro pasi ‘’ El Cholon ‘’ e ka kapur frika duke ditur që meksikani Herrera do të largohet  drejt Major League Soccer me të mbaruar sezoni.

 Ishi i Psv Eindhoven asnjëherë nuk është anashakaluar nga argjentinasi dhe tani më shumë se kurrë Atletico e ka shkelur gazin sepse potenciali i asit të ‘’ Tulipanëve ‘’ lë vend për entuziazëm, edhe pse nuk arriti të adaptohej tek ‘’ Les Pariziens ‘’ .

29 sfida , 3 gola dhe 2 asiste  nuk e kanë ndihmuar aspak por përkundrazi kanë përshpejtuar largimin nga francezët me qëllimin e hedhjes pas krahëve të një eksperience jo pozitive por që me siguri do ta kujtojë gjatë sepse luajti përkrah me të mirëve të botës .

Diego Simeones nuk i falen gabimet në vijimësi dhe ishi i River Plates në sezonin aktual ka marrë një leksion që duhet ta ketë parasysh gjithmonë, aspekt që mund ta ndihmojë për të triumfuar përsëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy