Mourinho i lumtur pas triumfit në Tiranë: Shkruam historinë! E ardhmja do jetë te Roma

Mourinho i lumtur pas triumfit në Tiranë: Shkruam historinë! E ardhmja do jetë te Roma

Trajneri i Romës, Jose Mourinho u shfaq shumë i lumtur, pasi skuadra e tij fitoi Conference League, duke mposhtur minimalisht holandezët e Feyenoord, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Në fjalët e tij pas ndeshjes, Mourinho deklaroi se skuadra e tij shkroi historinë, ndërsa për të ardhmen deklaroi se do të qëndrojë te verdhekuqtë.

Do të refuzoj të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtimin tim. Do të vazhdoj të jem te Roma. Mos besoni asnjë thashethem. Sot shkruam historinë! Nuk ka asnjë dyshim, do të jem trajneri i Romës edhe sezonin tjetër.

Sigurisht, u ndjeva shumë mirë, ishte një fitore shumë e madhe pas një sezoni të ngarkuar. Kemi luajtur shumë minuta dhe me meritë, arritëm ta fitonim ndeshjen. U ndjeva shumë mirë që kisha mbështetjen e shqiptarëve në këtë stadium, kjo e ndihmoi skuadrën time shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy