
Vllaznia U-21 është zyrtarisht kampionë e Shqipërisë, për sezonin 2022-2023, për këtë grupmoshë.
Fitorja 3-2 ndaj Teutës, ka bërë që shkodranët të sigurojnë matematikisht titullin kampion.
Humbja e Bylisit ndaj Egnatias me rezultatin 3-2, kur duhen edhe dy javë nga fundit, bëri që Vllaznia të shkëputet në krye me +7 pikë dhe të sigurojë vendin e parë.
Festa e zyrtarizimit si kampionë të vendit, do të zhvillohet pas ndeshjes së fundit të kampionatit.



