
Të qënit një lojtar stabël tashmë në 11-shen e Xabi Alonsos ia ka shtuar vlerat Arda Gullerit.
Mesfushori si tek Real Madridi ashtu edhe tek Turqia po bën hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur.
Natyrisht që interesi i ekipeve me emër në Europë s’mund të mungonte dhe në rastin konkret Manchester City ia ka hapur dyert e ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Pep Guardiola e vlerëson maksimalisht 20 vjeçarin, i cili ka privilegjin të jetë pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’, një ndër ekipet më të suksesshëm dhe të pasur në historinë e futbollit.
Talenti i tij të bën të shpresosh për më tej dhe ishi i Barcelonës ia ka bërë të ditur presidentit Khaldoon Al Mubarak se e dëshiron medoemos tek ‘’ Qytetarët ‘’.
Sheiku ka bërë gati çekun prej 100 milionë eurosh për ishi-n e Fenerbahçes, shifër që në plan të parë është e pamjaftueshme për Florentino Perezin.
Progresi i bërë nën drejtimin e Xabi Alonsos është evident, i cili spikat për leximin perfekt të lojës, mënyrën se si e interpreton dhe natyrisht ndihmën e madhe për ofensivën.
Për më tepër kreativiteti, preçizioni në pasime dhe teknika shumë e lartë e klasifikojnë Arda Gullerin si një ndër më të mirët momentalisht.
Ndërkohë që vijon me ritmin e duhur, drejtuesit e bardhekaltërve dhe mbi të gjitha Pep Guardiola shpresojnë se mund t’ia arrijnë qëllimit dhe ta kenë pjesë fantazistin.
Janë bërë tre sezone me ‘’ Los Blancos ‘’ dhe niveli i Arda Gulerit ka ardhur në rritje, shumë i rëndësishem në çdo sfidë për skemat e ish kampionit të Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’.



