Portieri i Liverpool-it, Alisson Becker, thotë se ka refuzuar një transferim në Arabinë Saudite këtë verë, sepse është “me të vërtetë i lumtur” në Anfield.
Fabinho, Roberto Firmino dhe Jordan Henderson u larguan nga Liverpool për në Arabinë Saudite në vitin 2023, por Alisson thotë se dëshiron të mbetet në Merseyside.
"Dua të respektoj kontratën time dhe të përfundoj kontratën time këtu ose të bëj një të re. Jam shumë i lumtur këtu. Familja ime është e lumtur", tha Alisson, kontrata e të cilit është deri në vitin 2026.
"Unë kurrë nuk arrita në pikën që të flisja për pagat dhe gjëra të tilla. Ishte thjesht interes, por kur dëgjon për numrat që lojtarët e tjerë po marrin, tërhiqesh pak. Kjo është normale."
Alisson shtoi se "tani nuk është koha" për një lëvizje në Arabinë Saudite. Braziliani iu bashkua Reds në vitin 2018 në një transferim prej 66.8 milionë funte nga Roma, duke e bërë atë portierin më të shtrenjtë në botë në atë kohë.
Alisson, 31 vjeç, ka fituar Premier League, Champions League, FA Cup, EFL Cup dhe Kupën e Botës për Klube gjatë 261 paraqitjeve të tij për Reds.
Liverpool është afër nënshkrimit të portierit të Valencias, Giorgi Mamardashvili për të siguruar konkurrencë për Alisson.
Lojtari i Gjeorgjisë, 23 vjeç, do të transferohet në Anfield në një marrëveshje me vlerë 30 milionë funte.
“E dija për atë [Mamardashvili] përpara se të dilte në mediat sociale dhe ky është një mesazh i mirë për mua sepse klubi kujdeset për atë që mendoj unë”, tha Alisson.



