
E ardhmja e pasigurtë e Casemiros në ‘’ Old Trafford ‘’ i ka përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve të Manchester United në lidhje me gjetjen e një zëvëndësuesi të denjë.
Braziliani nuk ka mundur të shfaqë nivelin si në të kaluarën tek Real Madridi dhe kanë zgjedhur si destinacion Ligue 1.
Youssouf Fofana i Monacos po e lartëson figuren në një ligë shumë kompetitive, i transferuar në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ në merkaton e 2020-tës dhe që nga ajo kohë, rendimenti ka ardhur në rritjë.
Përveç ‘’ The Red Devilsave ‘’ edhe Paris St Germain me Juventusin do të luftojnë për 25 vjecarin, vlera e të cilit në merkato i arrin 30 milionë eurot.
Interesi pritet të shtohet për Youssouf Fofanan dhe 20 herë kampionëve të Premier Leagues i mbetet një sfidë e ashpër përpara, e cila parashikohet me të papritura gjatë merkatos së verës.
Prej pesë sezonesh parizieni përfaqëson monegaskët, i cili do të ketë mundësinë për tu transferuar tek një ekip elite, në kampionatet respektive dhe gjithashtu në arenën europiane.
Një avantazh për pretendentët do të jetë edhe vlera e kartonit, lehtësisht e përballueshme si nga anglezët, ashtu edhe nga ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe duhet theksuar se drejtuesit e ekipit që do të tregohen më të shkathët, mund ta arrijnë objektivin.



