
Teuta ka bërë dy afrime të rëndësishme së fundmi. Siç u bë e ditur edhe në emisionin “Skane”" në MCN TV, me durrsakët janë bashkuar, mbrojtësi i djathtë, Albion Marku dhe mesfushori Dejvid Fejzulla.
Të dy këta futbollistë janë në pronësi të Dinamos, por klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen, për t’i huazuar te Teuta për një sezon.
Dy futbollistët janë bashkuar ditën e sotme me durrsakët dhe kanë nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Arapi. Me këto dy afrime, merkato e Teutës mund të quhet e mbyllur tashmë.



