Plori: Vllaznia është më e plotë, Elbasani rival i fortë (VIDEO)

Plori: Vllaznia është më e plotë, Elbasani rival i fortë (VIDEO)

Elvis Plori, trajner futbolli, thotë se ekipi i Vllaznisë është në momentin e tij më të mirë. Ai tha në studion e MCN Informacion se performanca në transfertë mbetet për t’u përmirësuar. 

 

Jam i bindur se kjo Vllazni është më e plotë se vitet e fundit. Nuk ka pikë të plota në transferta, por organizimi i kësaj skuadre ka bërë që ta kenë më të lehtë t’i fitojnë ndeshjet brenda. Kam menduar se do të jetë një Vllazni agresive si brenda edhe jashtë. Jo vetëm për meritën e saj, por edhe për meritën e skuadrave të tjera. Shpresoj që me kalimin e kohës ta rregullojë këtë. 

 

Plori tha se Elbasani mbetet një rival i fortë. 

 

Rivalitet ka. Ka qenë Elbasani që ka bërë një kampionat shumë të mirë. Mendoj se Elbasani po rivalizon shumë fort Vllazninë. Elbasani nëse vazhdon kështu do të jetë një rival i fortë jo vetëm për Vlazninë, por edhe për Egnatian. Them se duhet të punojë shumë që të sigurojë katërshen. 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy